29 Prill 2024

OBSH do të përshpejtojë trajtimin eksperimental të virusit të Ebolës

Gjenevë, 7 shtator - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të përshpejtojë trajtimin eksperimental të virusit të Ebolës, ndërkohë që numri i vdekjeve nga epidemia në Afrikën Perëndimore shkon në më shumë se 2 mijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se studimet tregojnë se transfuzionet e gjakut nga të mbijetuarit e Ebolës mund të ndihmojnë pacientët e tjerë të luftojnë sëmundjen.“Pati konsensus që kjo ka shanse të mira të funksionojë si dhe që është diçka që mund të realizohet tani nga vetë vendet e prekura.”

Agjensia njoftoi gjithashtu se dy vaksina premtuese për Ebolën do të zhvillohen klinikisht me prioritet, dhe mund të jenë të gatshme deri në fund të vitit.

Gara për një zgjidhje të krizës së Ebolës po zhvillohet ndërkohë që epidemia po shtohet në Guine, Liberi, dhe Sierra Leone, ku qeveria ka urdhëruar një karantinë për periudhën 18 – 21 shtator në përpjekje për të parandaluar përhapjen.

“Fatkeqësisht, nuk ka ende asnjë provë që po e kontrollojmë epideminë. Madje mendoj se situata po përkeqësohet.”

Nuk ka aktualisht një trajtim të miratuar për këtë sëmundje vdekjeprurëse, megjithëse një serum eksperimental (Zmapp, i prodhuar nga një kompani amerikane), i është dhënë një numri të vogël pacientësh, përfshirë dy punonjës amerikanë ndihmash të cilët mbijetuan.

Një i tretë është kthyer në shtëpi pasi e mori virusin Ebola gjatë punës në Afrikën Perëndimore. Punonjësit e shëndetësisë në shtetin e Nebraskës thonë se Dr. Rick Sacra është i sëmurë, por në gjendje të qëndrueshme..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)