05 Maj 2024

OBSH: 5 mijë të vdekur nga Ebola

Gjenevë, 9 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i të vdekurve nga kriza e Ebolës ka arritur në afro 5 mijë, ndërsa mbi 13 mijë vetë janë të infektuar nga sëmundja.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet, ritmi i kësaj rritjeje ka rënë.

OBSH-ja tha dje se numri i rasteve me Ebola varion nga zona në zonë në tre vendet afrikano-perëndimore më të prekura nga sëmundja: Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

OBSH-ja thotë se masa të rrepta kontrolli janë të nevojshme për të ndalur virusin dhe thotë se është kritike që vendet fqinjë të paprekura të jenë të përgatitura.         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)