03 Maj 2024

Obama: Marihuana s’është më e dëmshme se alkooli

Washington, 20 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama thotë se pirja e marihuanës nuk është më shumë e rrezikshme se pirja e alkoolit, por ligjet kundër tij janë zbatuar në mënyrë jo të drejtë.

Komentet e tij janë publikuar në një intervistë të publikuar të dielën, ku thotë se:

“Unë kam pirë marihuanë si i ri, dhe e shoh si një shprehi të keqe dhe vesë, i cili nuk dallon shumë nga cigaret të cilat i kam pirë po ashtu si i ri, dhe një pjese të mirë të jetë”, i ka thënë Obama gazetës “The Neë Yorker”.

“Nuk mendoj se [pirja e marihuanës] është më e dëmshme se alkooli”, dhe do të ishte më pak i rrezikshëm “në suaza të ndikimit që ka ndaj konsumimit individual”, ka thënë ai.

“Nuk është diçka që unë injurajoj” ka shtuar ai.

“Unë u kam thënë vajzave të mia që mendoj se kjo është ide e keqe, një humbje kohe, dhe e pashëndetshme”.

Legalizimi i përdorimit të marihuanës rekreative në shtetin perëndimor të Colorados dhe Washington, sipas tij ishte “një eksperiment” i rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)