02 Maj 2024

Obama: Ebola nuk po luftohet aq sa duhet

Washington, 15 tetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se “bota nuk po bënë sa duhet” për ta luftuar sëmundjen Ebola.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë para gazetarëve në Uashington, duke sugjeruar se do të filloj të bëjë presion ndaj liderëve të vendeve të tjera, që të bëjnë më tepër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar mbrëmë se nga virusi Ebola, i cili po vazhdon të përhapet në Guine, Sierra Leone dhe Liberi, mund të jenë të prekur mbi 10 mijë njerëz, deri në fillim të muajit dhjetor.

OBSH-ja thotë se numri i njerëzve që kanë vdekur nga kjo sëmundje është më tepër se 4,400 vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)