27 Prill 2024

Numri i njerëzve me sëmundje arteriale rritet për 25 për qind

Washington, 9 gusht - Numri i njerëzve me sëmundje arteriale periferike, është rritur në mënyrë dramatike - me gati 25 për qind - vetëm 10 vjetët e fundit - sipas një studimi në revistën mjekësore Lancet.

Njerëzit me këtë sëmundje janë në rrezik më të lartë për goditje në zemër e në tru, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulta dhe ata jetojnë me aftësi të kufizuara të përherëshme.

Shumë njerëz me sëmundje periferike arteriale nuk e dinë se e kanë atë. Studimet kanë treguar se pacientët me sëmundje arteriale periferike janë tre herë më shumë në rrezik që të pësojnë një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose të vdesin disa vjet pas goditjes fillestare.

Sëmundja arteriale periferike është problem i qarkullimit të gjakut. Kjo ndodh kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë.

Sëmundja kufizon dukshëm aftësinë për të ecur. Indet mund të vdesin, dhe gangrena mund të zhvillohet, duke kërkuar ndërhyrje kirugjike dhe prerje gjymtyrësh.

Të dhënat tregojnë se rastet e sëmundjes arteriale periferike janë duke u shtuar në çdo rajon të botës. Megjithatë nuk ka pasur ndonjë studim global - dhe studimi në revistën mjekësore Lancet, është i pari mbi i këtij lloji.

Dr Alan Hirsch i universitetit të Minesotës, shkroi një koment mbi këtë studim të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut. Dr. Hirsh foli për Zërin e Amerikës përmes Skajpit (Skype).

\"Asnjë studim i vetëm nuk mund t\'i përgjigjet pyetjes pse sëmundja arteriale periferike është duke u përhapur kaq shumë - por studimi në Lancet duket se tregon kjo sëmundje shkatohet nga kombinimi i shumë faktorëve siç janë; pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe niveli i lartë i kolesterolit.\"

Nga të gjithë këta faktorë, thotë ai, më i rrezikshmi është duhanit në të gjitha format e përdorimit të tij.

Studimi thotë se rastet e sëmundjes arteriale periferike pritet të vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike, dhe se 70 për qind e atyre me këtë sëmundje jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, kryesisht në Azinë Juglindore dhe rajonet perëndimore Paqësor.

Dr. Hirsch thotë se studimi duhet të shërbejë edhe si thirrje për veprim për zyrtarët e shëndetit publik në mbarë botën për të filluar fushata të edukatës shëndetësore.

\"Kur sëmundja përhapet, përgjigja është parandalimi, dhe parandalimi fillon me vetëdije të rrezikut.\"
 

Çelësi, thotë ai, është për të bindur njerëzit që të heqin dorë nga zakonet e këqija shëndetsore. Dr. Hirsch thotë se për një pandemi që tashmë dëmton rreth 250 milionë njerëz, zyrtarët vendorë, shtetërorë e ndërkombëtarë të shëndetit duhet të fillojnë të ngrenë zërin e tyre tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)