06 Maj 2024

Nuk miratohet ndryshmi i Ligjit të Duhanit

Prishtinë, 5 maj - Deputetët nuk kanë arritur që të miratojnë ndryshimin e nenit 9 të Ligjit të Duhanit që obligon largimin nga reklamimi i duhanit në publik gjatë shitjes. Ministri i Shëndetësisë, Ferdid Agani, e ka kundërshtuar nismën për ndryshimin e Ligjit. Mirëpo, gjatë debatit kishte deputetë që përkrahën pa kompromis nismën për ndryshmin e këtij ligji. 
Debati për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit të Duhanit, përfundoi me paqartësi. Edhe pse u votua dy herë radhazi, megjithatë nuk u bënë as 61 deputetë për të votuar. 30 ishin për, 26 kundër dhe tre të tjerë 3 abstenuan. Kjo nxiti edhe reagimin e kryesuesit të seancës Xhavit Haliti.
 
“Unë nuk kam koment, ju prapë nuk po votoni dhe nuk kam se çka me ba. Unë me dhunë nuk mundem me iu shti me votua”, tha ai.
 
Ndryshimi i ligjit nxiti debat në Parlament. Haki Demolli nga LDK-ja, duke shprehur përkrahjen për ndryshim, theksoi se ekspozimi nëpër pika të shitjes nuk ndikon në rritjen e pirjes së duhanit te qytetarët.
 
“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nëse reklamohet duhani në pikën e shitjes, rritet fillimi i pirjes së duhanit tek të rinjtë. Ky arsyetim nuk më duket aq bindës. Prandaj, ne si grup parlamentar do ta votojmë propozimin e iniciativës së qytetarëve për ndryshimin e ligjit”, tha Demolli.
 
Mirëpo, një gjë e tillë është kundërshtuar nga grupe tjera politike në Kuvend. Deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi ka potencuar se iniciativa për ndryshimin e nenit 9 të Ligjit të Duhanit nuk është bërë nga qytetarët por nga tregtarët e duhanit.
 
 “Qytetarët nuk e kanë marrë këtë iniciativë, por e ka marrë industria e duhanit. Prandaj, nuk e ka pasur të vështirë me i mbledhë 10 mijë nënshkrime, duke pasur parasysh në tregun e Kosovës shumica e dyqaneve dhe shitësve merren me shitje të duhanit”, tha Kelmendi.
 
Për ndryshimin e nenit ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani. Ai ka kërkuar nga deputetët që të mos votojnë për një gjë të tillë, duke u bërë thirrje njëkohësisht që të mos bien pre e presioneve të tregtarëve të duhanit.
 
 “Ky amendament nuk ka qenë i propozuar nga Komisioni Parlamentar dhe ju si deputet e keni votua. Prandaj, unë iu bëjë thirrje të gjithë deputetëve të mos i nënshtrohen presionit të industrisë së duhanit për të ndryshuar këtë ligj”, tha Agani.
 
Ndryshe, ligji për Kontrollin e Duhanit ka hyrë në fu qi më 22 maj të viti 2013. Mirëpo, vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi bizneset e duhanit, të përkrahura edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, kanë gjetur rrugë ligjore për ta rikthyer sërish në Kuvend këtë ligj, i cili, sipas tyre, duhet të ndryshohet në pikën 9, që e ndalon ekspozimin e prodhimeve të duhanit në pikat e shitjes.(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)