27 Prill 2024

Nisin vizitat mjekësore për nxënësit nga klasa e I deri në të V

Prishtinë, 12 maj - Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Socialë na bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, me Drejtorinë Komunale të Arsimit si dhe drejtorët e shkollave fillore, nisi sot, më 12 maj, vizitat sistematike mjekësore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
 
Ky aktivitet po organizohet si pjesë e zbatimit të masave preventive shëndetësore, dhe ka për qëllim zbulimin e hershëm të anomalive, deformiteteve dhe sëmundjeve specifike për moshën. Një kontrollim i tillë i nxënësve do të monitorojë rritjen dhe zhvillimin e tyre, si dhe gjendjen e tyre shëndetësore në vazhdimësi.

Trajtimi dhe korrigjimi i hershëm i këtyre ndryshimeve mundëson që të intervenohet me kohë dhe që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe pa pasoja.

Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë mjekët si dhe stafin e shkollave për gatishmërinë e treguar në organizimin e këtij aktiviteti, dhe pret bashkëpunimin edhe të prindërve për realizimin sa më efikas të këtyre vizitave.

 

--

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)