02 Maj 2024

Nisin punën 16 drejtorë të rinj të klinikave në QKUK

Prishtinë, 1 gusht - Sot, kanë filluar punën  gjashtëmbëdhjetë  drejtorë të rinj të klinikave dhe shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori ekzekutiv, Dr. Nijazi Gashi, ka dorëzuar vendimet dhe kontratat e reja për drejtorët e rinj, pas konfirmimit  të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila pati formuar një komision i cili kishte  inspektuar procedurat e zgjedhjes së drejtorëve.

Komisioni i MSH,  ka dhënë “vizën” që ato klinika dhe shërbime (16), në të cilat gjatë procesit të rekrutimit nuk ka pasur vërejtje dhe shkelje të procedurave, mund të lëshohen vendimet për drejtorët e ri.  

I njëjti komision,  ka konstatuar se  në  14 Klinika,  do të ketë përsëritje të  intervistave gojore, për shkak se gjatë intervistimit, nuk ishte prezentë përfaqësuesi i Ministrisë.

Pas dhënies së vendimeve dhe nënshkrimit të kontratave, drejtori ekzekutiv, u  uroj punë të mbarë dhe suksese të reja  të sapozgjedhurve, duke kërkuar nga ta, të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

“Siç jeni të informuar, ka pasur pakënaqësi pas publikimit të rezultateve, është normale që ka reagime të tilla, por ju siguroj se komisioni ka qenë i lirë të bëjë zgjedhjen dhe nuk ka pasur interferime nga jashtë”.

Në emër të drejtorëve të sapozgjedhur  foli, Prof. dr. Ahmet Brovina, i cili falënderoj drejtorin për besimin e dhënë dhe premtoj se do të angazhohen maksimalisht për përmirësimin e  menaxhimit,  cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe do ta arsyetojnë besimin  e dhënë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)