03 Maj 2024

Nisë puna në objektin e ri të shërbimit të dializës

Prishtinë, 20 maj - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është  përurua objekti i ri shërbimit të dializës, në të cilin do të ofrohen shërbime për pacientët në dializë.

Tetëdhjetë  pacientë që kanë nevojë për  dializë më nuk do të barten në katetet e larta të objektit të Klinikës Interne, meqë tash e tutje shërbimin do ta marrin në këtë objekt, për të cilin janë investuar rreth 3 milionë euro.

Dr. Ibrahim Rudhani, UD. Drejtor i Klinikës së Nefrologjisë, tha se  objekti i ri ka hapësira komode, me aparatura moderne, me paisje bashkëkohore dhe do të ofrojë komfortitet, siguri dhe cilësi të lartë të trajtimit si nga ana profesionale mjekësore, ashtu edhe nga ana logjistike.  

“Sot, në këtë ditë shumë të veçantë uroj së pari të sëmurët që mjekohen në dializë sepse atyre u kushtohet mundi, sakrifica dhe puna, së dyti uroj personelin mjekësor dhe stafin teknike të Klinikës sepse puna etyre ishte, është dhe mbetet një luftë e pashembullt mes jetës e vdekjes, mes sëmundjes e shëndetit, mes sakrificës e realitetit”, theksoi dr. Rudhani.

Ai falënderojë  menaxhemtin e QKUK-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë, e po ashtu  Fresenius Medical, i cili në formë të donacionit ka dhuruar paisjet e nevojshme për këtë shërbim.

Dr. Nijazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, tha se ndihet krenarë që në bashkëpunim me stafin menaxherial kanë arritur të  ndërtojnë një objekt të tillë me shërbime kualiteteve për nevojat e pacientëve. “  Dobia më e madhe do të jetë e pacientëve, po ashtu në këtë objekt do të ofrohen shërbime të nivelit profesional dhe human”,  tha dr. Gashi.  

Dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, rikujtoi vitin 2011, kur shefi i dializës kishte kërkuar zgjidhje në Ministri për ndërtimin e një objekti të ri për ofrim të shërbimeve për pacientët. “ Në prill të vitit 2011, pata takim me shefin e dializës ai kërkoi ndihmën tonë, 3 vite pas e kemi këtë objekt modern, investim prej 1.7 milion eurove nga Ministria e Shëndetësisë”,  pohoi dr. Agani.

Sipas tij, objekti do të ofrojë kushte më të mira për trajtim për pacientët,  mjekët, infermierët, përderisa  tërë investimi është pjesë e reformës që po ndodhë në shëndetësinë kosovare.

Dr. Ymer Elezi, shef i shërbimit të dializës, tha se objekti do të plotësojë të gjitha kërkesat e pacientëve që kanë nevojë për dializë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)