27 Prill 2024

Nis spërkatja kundër rriqnave në Malishevë

Prishtinë, 15 gusht - Sot ka filluar puna për spërkatjen e rriqnave në komunën e Malishevës për të parandaluar përhapjen e etheve hemorragjike - Krime Kongo, që rrjedhimisht parandalon edhe rastet e mundshme të vdekjes.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëdetësisë shpresojnë se përmes zhvillimit të procesit të spërkatjes do të mund ta kenë nën kontroll më shumë situatën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka theksuar se deri më tani janë ndarë mbi 500 mijë euro për spërkatjen kundër rriqnave, shkruan RK.

“Ministria e Shëndetësisë sivjet ka ndarë 159 mijë euro për dezinsektim selektiv. Pastaj edhe 350 mijë euro tjera në sigurimin e terapisë për trajtimin e të prekurve dhe së fundi qeveria ka lejuar edhe 100 mijë euro tjera për zvogëlimin e pasojave nga ethet hemorragjike”, tha Hoti.

Sipas Faik Hotit, tani është një fazë tjetër e dezinsektimit selektiv që po bëhet në komunën e Malishevës, Rahovecit dhe komuna të tjera që njihen si zona endemike për ethe hemorragjike.

Gjithë puna po realizohet nga përfaqësues të kompanisë amerikane \"Truly nolen\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)