29 Prill 2024

Nis shënimi i Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit

Prishtinë, 1 tetor - Me një marshim simbolik në këmbë prej Hotelit Grand deri te Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, në të cilin ka marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë e Industrisë, znj.Mimoza Kusar-Lila, zyrtyarë të Ministrisë së Shëndetësisë, UNICEF-it, OBSH-së, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe një numri qytetarësh, ka filluar sot shënimi i “Javës së të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë”.

Shënimi i kësaj jave që do të zgjasë nga 1 – 7 tetor është organizim i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, “Kosovo Health Foundation” dhe Kryqit të Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Motoja e këtij viti është: “Ushqejeni të ardhmen”, ndërsa aktivitetet  fokusohen në rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit për zhvillimin e mirë fizik, emocional dhe psikologjik të foshnjës.

Në hapje të kësaj jave me aktivitete u theksua se ajo ka për qëllim të promovojë krijimin e praktikave të mira të ushqyerit me qumësht të  gjirit dhe ngritjen e vetëdijës së punëtorëve shëndetësor, shtatzanave, nënave dhe popullatës në Kosovën për rëndësin e të ushqyerit me qumësht të gjirit, ndërsa Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila, e cila para një muaji ka sjellë në jetë fëmiun e saj të dytë, ka inkurajuar të gjitha gratë e reja në Koosvë që të ushqejnë me qumësht të gjirit fëmijët e tyre, ndërsa bashkëshortet t’i përkrahin ato.

“Unë kam dalë në punë vetëm disa ditë pas lindjes së fëmiut tim të dytë, por edhe në këto rrethana, e gjej kohën që të jem pranë tij dhe ta ushqej rregullisht me qumësht të gjirit, sikur kam bërë edhe me fëmiun e parë”, tha ajo.

Znj. Laura Fragiacomo nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, tha se “të ushqyerit me qumësht të gjirit është mënyra më e mirë për t’iu ofruar të posalindurve përbërësit e nevojshëm ushqimor për rritje dhe zhvillim të shëndoshë”, dhe shtoi se “foshnjet të cilat nuk ushqehen me qumësht të gjirit janë më të rrezikuara ndaj sëmundjeve të cilat mund të ndikojnë në rritjen e tyre dhe rrisin rrezikun për vdekje dhe pafatësi”

Dr. Merita Vuthaj, udhëheqëse e Zyrës për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në MSh tha se kjo ministri i kushton vëmendje të veçantë shëndetit të nënave dhe foshnjave, prandaj, ka theksuar ajo,  miratimi i Strategjisë për Shëndetin e Nënës, Fëmijëve, Adoleshëntëve dhe Shëndetin riprodhues, krahas certifikimit të 21 materniteteve nga MSh si institucione “Mike të foshnjes”, janë argument se fillimi i shëndetshëm i jetës trajtohet si prioritet i rëndësisë së veçantë nga Ministria.

Edhe pjesëmarrës dhe folës të tjerë në këtë fillim të javës theksuan rëndësinë e ushqimit të foshnjave më qumësht të gjirit të nëëës, ndërkohë që pas aktiviteteve një javore, “Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit në Kosovë “do të përmbyllet më 7 tetor me vizitën e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, Shefit të Zyrës së UNICEF-it në repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Mitrovicës në pjesën jugore .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)