02 Maj 2024

Nis kampanja "Mos e dhez"

Prishtinë, 24 qershor – Hyrja në fuqi e “Ligjit për Kontrollin e Duhanit” ishte një nga ligjet më të trajtuara në gjithë Kosovën, ku shumica e qytetarëve gjatë gjithë kohës diskutonin se sa do të respktohet ky ligj, i cili në përmbajtje parasheh gjoba të rënda, por se sa do të implementohet të gjithë ishin shumë skeptik.

“Mos e Dhez” grup të rinjësh në kuadër të “New Media School” implementuar nga NDI, të cilët po zhvillojnë kampanjë në vazhdimësi duke thirrur që të repsketohet ky ligj, kanë zhvilluar disa intervnista me qytetarë se sa po respektohet ky ligj.

Një qytetarë nga Prishtina, Ismet Mehmeti, tha se është i kënaqur me respektimin e këtij ligji në kryeqytet dhe uron që të vetëdijesohen sa më shumë qytetarët dhe organet përgjegjëse se ata që nuk repsketojnë rregullat ligjore duhet të dënohen. 

Aktivistët e kampanjës “Mos e Dhez” kanë vërejtur se jo në të gjitha qendrat e Kosovës po respektohet “Ligji për Kontrollin e Duhanit”, një qytetarë tjetër nga Mitrovica, Lulzim Hoti, thotë se në Mitrovicë ka vende që pihet duhani edhe brenda hapësirave publike, sidomos gjatë javëve të kaluara kur moti ishte me shi dhe mundësitë e shfrytëzimit të terracave të lokaleve ishte e vështirë. Gjithashtu thekson se shfrytëzohet edhe koha e vikendeve kur pronarët e lokaleve e dinë që inspektoriati nuk punon.
 
Kastriot Muçolli nga “Mos e Dhez” thotë se kampanja do të vazhdojë edhe në të ardhmen ku do të publikohen rezultatet konkrete se sa po implementohet “Ligji për Kontrollin e Duhanit” në Kosovë, si dhe do të ketë vazhdim të aksioneve për vetëdijësimin e qytetarëve se pirja e duhanit mbi të gjitha e dëmton shëndetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)