18 Prill 2024

Nga 38 klinika në QKUK, 36 prej tyre menaxhohen nga drejtor të zgjedhur

Prishtinë, 26 shkurt - Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se deklarimi se shumica e drejtorëve të klinikave në QKUK janë me ushtrues detyre, nuk qëndron, ngase nga 38 klinika dhe shërbime klinike në QKUK, 36 prej tyre menaxhohen nga drejtor të zgjedhur,  vetëm 2 institucione, Klinika e Onkologjisë dhe Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë menaxhohen nga ushtrues detyre.

"Duhet të theksojmë që për Klinikën e Onkologjisë, konkursi është i hapur dhe është në proces te perzgjedhjes, përmes një procesi konkurimi të drejtë dhe transparent", njofton SHSKUK.

Më tej në njoftim thuhet se Bordi Dejtues i ShSKUK-së, nuk ndërhyn në punën e klinikave por mbikëqyrë dhe i mbështetë, përmes kompetencave ligjore që ka, sipas Statutit, pra punën e të gjitha institucioneve përbërëse të ShSKUK-së", thekson .

"Sqarojmë se të gjithë drejtorët e klinikave në ShSKUK janë zgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi."

"Çdo pretendim që emërimet janë bazuar në përkatësi politike është i pabazë dhe minon punën e palodhur dhe përkushtimin e stafit tanë për të respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe transparencës."

"Sigurojmë publikun se prioriteti ynë mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Kosovës, dhe që institucionet tona të drejtohen në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira."

"Andaj, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që të gjitha pozitat udhëheqëse në klinikat dhe shërbimet tona klinike të plotësohen përmes proceseve konkuruese të ndershme dhe transparente, bazuar vetëm në merita dhe kualifikime profesionale, pa anime politike", deklaron në fund SHSKUK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)