03 Maj 2024

Neurokirurgët në grevë

Prishtinë, 25 shtator - Nga sot neurokirurgët kanë  hyrë në grevë në këtë klinikë. Ata kanë njoftuar se do të bojkotohen punët administartive të klinikës, pranimet, kontrollat,  operacionet dhe çdo shërbim tjetër përveç kujdestarive që do të mbahen deri në muajin tetor.

Neurokirurgët kanë bërë të ditur se nga tetori do të bojkotohen edhe kujdestaritë.

Aryse për hyrje në grevë sipas tyre është emërimi i drejtorit të repartit të neuro-kirurgjisë i cili sipas neurokirurgëve është bërë duke shkelur procedurat e emërimit.

"Organi që e ka emëruar drejtorin Arsim Morina në këtë pozitë nuk i ka marrë parasysh masat diciplinore të cilat i janë shqiptuar atij dhe në këtë rast ky komision ka bërë vërtetim të gabuar të gjendjes faktike", theksojnë neurokirurgët.

Grupi i neurokirurgëve njofton se nuk është kundër punës së dr. Arsim Morinës por është kundër emërimit të tij si drejtor i kësaj klinike.

Neurokirurgët do të presin vendimin e bordit në lidhje më ankesën e bërë dhe me këtë ata thonë se do të përmbushin plotësisht detyrimin e tyre profesional dhe qytetar.

Prof.asoc. Shaban Hasi
Dr.Bujar Kastrati
Dr.Nehat Halili
Dr.Armend Kërveshi
Dr.Haxhi Avdyli
Dr.Besnik Elshani
Dr.Faik Qosja
Dr. Feti Ahmeti
Dr.Shefki Dragusha

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)