05 Maj 2024

Nënshkruhet Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe kryetarja e Odës së Mjekëve të Republikës së  Kosovës Zylfije Hundozi, nënshkruan sot Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore.

Kodi profesional i vendosur në bazë të ligjeve të odës dhe ligjeve mbi profesionet shëndetësore paraqet bindjen e mjekëve lidhur me sjelljen e mjekëve ndaj pacientëve, kolegëve, dhe partnerëve tjerë në shëndetësi si dhe lidhur me sjelljen në publik.

Kodi përcakton detyrimet profesionale të mjekëve dhe i shërben njëkohësisht synimit për të ruajtur e përkrahur besimin ndërmjet mjekëve dhe pacientëve, për të siguruar cilësinë e veprimtarisë mjekësore në interes të shëndetit të popullsisë, për të ruajtur lirinë dhe respektin e profesionit mjekësor, për të përkrahur sjelljen e denjë profesionale dhe për të parandaluar sjelljen e padenjë profesionale dhe për të ruajtur nderin dhe autoritetin e odës mjekësore.

Kurse, deontologjia mjekësore është një bashkësi principesh dhe rregullash të cilat mjeku është i detyruar t’i njohë dhe t’i respektojë gjatë ushtrimit të profesionit.

Mjekët janë të detyruar të njohin principet dhe rregullat që përmbahen në këtë Kod dhe në bazë të tyre, të përshtatin sjelljen profesionale.

Nënshkrimi i Kodit të Etikës është edhe një hap tutje në konsolidimin e Odës së Mjekëve të Kosovës, sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)