03 Maj 2024

Nënat e stresuara lindin fëmijë homoseksualë

Amsterdam, 21 janar - Një neuro-shkencetar holandez ka studiuar për vite me radhë mënyrën e jetesës së një nëne gjatë shtatzënisë. Sipas, profesor Dick Swaab mënyra e jetesës së nënës luan një rol jetik në seksualitetin e foshnjës.

Profesori Dick Swaab nëpërmjet librit të publikuar dhe të shumëpërfolur arrin në konkluzionin se gratë që janë të stresuara, konsumojnë duhan, alkool dhe drogëra të ndryshme, fëmijët e seksit mashkull do të lindin homoseksualë. E njëjta gjë edhe për bebet e seksit femër. Shkencëtari ka arritur në këtë përfundim, pas disa vitesh kërkimi në këtë fushë.

“Gratë shtatzëna që kalojnë stres kanë më shumë mundësi që të lindin fëmijë homoseksualë, sepse rrisin nivelin e hormoneve të kortizolit që ndikon në prodhimin e hormoneve të seksit të fetusit”.

Ky studim pohon gjithashtu sesa më shumë vëllezër më të mëdhenj të ketë një djalë, aq më shumë rritet mundësia e tij për t’u bërë homoseksual. Homoseksualiteti vjen për shkak të përgjigjes imune të nënës ndaj substancave mashkullore të prodhuara nga foshnjat djem në barkun e nënës, një përgjigje që forcohet me çdo shtatzëni që kalohet.

Nga ana tjetër shkencëtarë të tjerë besojnë se, orientimi seksual i një fëmije ndikohet direkt nga edukimi në familje dhe në shoqëri. Doktori Swaab apelon që të gjitha femrat që duan të bëhen nëna të jenë të kujdesshme dhe të mos konsumojnë duhan dhe alkool. Ndërsa partnerët e tyre meshkujt gjatë 9 muajve të shtatzënisë të bëjnë të pamundurën për t’i bërë bashkëshortet të ndihen të lumtura, që të mos përjetojnë stres.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)