02 Maj 2024

Në Turqi do të trajnohen falas 50 pacientë të FSK-së

Prishtinë, 21 maj - Sekretari i përgjithëshëm i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Dr. Shkëlzen Sylaj, së bashku me një delegacion të MFSK-së, qëndroi për një vizitë pune, tre ditore në Republikën e Turqisë.

Qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit-Protokollit, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, për trajnim dhe bashkëpunim në fushën e shëndetësisë ushtarake.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës - Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së,   Dr Shkëlzen Sylaj, ndërsa në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë – Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë - Shefi i Logjistikës, gjenerallejtënant Atilla Gülan.

Marrëveshja për bashkëpunim në mes të MFSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, në fushën e shëndetësisë ushtarake parasheh bashkëpunimin, në këto fusha:  Trajnimi universitar i mjekësisë ushtarake, arsimimi i lartë i mjekësisë profesionale për nënoficerë, arsimimi i lartë i infermierisë, trajnim në fushën e stomatologjisë dhe në fushën farmacisë, trajnimi para fillimit të misionit, kurset lidhur me misionin dhe trajnimi në vendin e punës, aktivitetet shkencore si: panelet, kongreset, seminaret, simpoziumet, etj.

Gjithashtu në tekstin e Marrëveshjes janë të precizuara edhe fushat tjera, si: Trajtimi shëndetësor falas i 50 pacientëve, pjesëtarë të MFSK-së brenda vitit në spitalet  ushtarake të Turqisë si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta trajnimi për student të diplomuar dhe ushtarakë për studime pasuniversitare në fushën e mjekësisë, shkëmbimin e instruktorëve, këshilltarëve, vëzhguesve, personelit të specializuar, stafit akademik dhe studenteve, trajtimi i pacienteve, bashkëpunimi në fushën e logjistikës mjekësore, vizitat në njësi, shtabe, spitalet ushtarake dhe institucionet tjera, organizimi i stërvitjeve të përbashkëta dhe dërgimi i vëzhguesve në stërvitjet e organizuara si dhe shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit dhe asistencës në fushën e krijimit të institucionit ushtarak shëndetësor, funksionimin e tyre dhe afrimin e shërbimit shëndetësor.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)