01 Maj 2024

Në QKUK për herë të parë intervenohet tek një rast me infarkt akut

Prishtinë, 26 prill - Në  Qendrën Klinike Universitare të  Kosovë s (QKUK), përkatësisht në  Repartin e Kardiologjisë  Invazive, për herë  të  parë është  kryer intervenimi tek pacientja me infarkt akut inferior.

Ndërhyrja  është  kryer nga dr. Sami  Gjoka, Shef i Kardiologjisë  Invazive dhe dr. Agim Krasniqi, të  asistuar nga infermierët  Alberie Thaçi,  Gëzim Zeqiri, Xenë  Musuri  dhe Ruzhdi Tahiri.

Pacientja që  ka përfituar nga kjo ndërhyrje  është  Nakije Bajraktari, të  cilës fillimisht i ishte bërë  koronarografia e cila kishte rezultuar me mbyllje të  arteries  së  djathtë  dhe menjëherë  i ishte vendosur stenti.  Pacientja pas qëndrimit një  ditor në  Klinikë , është  lëshuar për në  shtëpi. 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës në  bashkëpunim me Ministrinë  e Shëndetësisë  bashkë  me profesionistët shëndetësorë  të  Klinikës së  Kardiologjisë , po bëjnë  përpjekje maksimale që  sa më  shpejtë  që  të  jetë  e mundur të  ofrohet shërbimi 24-orë, për pacientët me infarkt akut.

Në  Klinikë n e Kardiologjisë , gjegjësisht në  Kardiologji Invazive pas furnizimit me stenta dhe material shpenzues në  vazhdimësi bëhet  kryerja e koronarografive dhe vendosja e stentave,  përderisa  kjo është  ndërhyrja e parë  tek pacientja me infarkt akut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)