28 Prill 2024

Në QKUK hapet qendra informuese për shëndetin e gruas

Prishtinë, 2 shkurt - Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) me një ceremoni zyrtare, është bërë hapja solemne e Qendrës për Shëndetin e Gruas, e cila është mundësuar falë përkrahjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Klinikës Obstetrike Gjinekologjike dhe  Dartmouth-Hitchcock Foundation.

Me këtë rast, Dr. Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, tha se kjo është  ceremoni simbolike, por me domethënie të madhe  për përmirësim të shëndetit të nënës dhe foshnjave.

 “ Ministria ka pasur përkrahjen e  partnerëve të saj, në këtë rast të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, të cilat në vazhdimësi kanë përkrahur zhvillimin e shëndetit të nënës dhe foshnjave dhe falë punës së përbashkët është arritur që vdekshmëria foshnjave të bie  për disa promilë”, theksoi  Ministri Rrahmani.

Ai premtoi përkrahjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e projekteve që kanë për synim shëndetin e nënës dhe foshnjave.

Dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se prioritet i Qeverisë,  përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së, është përmirësimi i shëndetit të nënës dhe foshnjave dhe kjo përmes ngritjes së kapaciteteve që do të ndikojnë direkt  në përmirësim të gjendjes.

Znj. Ardiana Bunjaku, Kryetare Bordi Asociacionit për nëna dhe foshnje të shëndosha tha se kanë përkrahur formimin e kësaj  qendre informuese, e cila do të ofrojë shërbime edukative shëndetësore për vajzat, gratë si dhe partnerët e tyre duke përfshirë mes tjerash,  përgatitjen për një shtatzënësi të shëndetshme, ecurinë e saj dhe procesin e lindjes, kujdesin ndaj foshnjës, rëndësinë e të ushqyerit me gji  dhe informacione të tjera për shëndetin riprodhues.

Sipas saj, qendra do të ofrojë shërbime për gra, por edhe informacione të rëndësishme për burrat, në mënyrë që të jenë sa më të informuar për shëndetin.

Për rëndësinë e kësaj qendre, foli edhe Dr. Myrvete Paçarada, Drejtoreshë e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, e cila tha se tash e tutje gratë dhe nënat do të kenë më të lehtë qasjen në informacione dhe këshilla  që direkt ndërlidhen me shëndetin e nënës, por edhe foshnjave.  Ajo tha se stafi Klinikës së Gjinekologjisë, por edhe ai  Neonatologjisë në vazhdimësi do të përkrahun këtë qendër.

Për rëndësinë e procesit të ushqyerjes më gji për foshnjat, foli edhe Dr. Mynevere Latifi- Hoxha, Drejtoreshë e Klinikës së Neonatologjisë.  Në këtë Qendër do të kenë qasje  gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)