06 Maj 2024

Në "Përkujdesin shtëpiak" do të punojnë 25 punëtorë të shëndetësisë

Mitrovicë, 18 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Caritas Kosova, Viktor Sopi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga përfituesit e projektit \"Përkujdesi shtëpiak\", që synon ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe pacientët që ndodhen në  regjim shtrati dhe kanë vështirësi në lëvizje.

\"Ky projekt është me rëndësi, pasi synon që të shtoj efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës së sonë që nuk mund të marrin shërbime jashtë shtëpisë së tyre, përmes angazhimit të teknikëve në të njëjtën kohë ofron mundësi për punësim të 25 personave të rinj. Nga ju kërkohet përkushtim dhe ndihmë për pacientët dhe qytetarët që kanë nevojë për shërbime mjekësore\", tha kryetari Bahtiri.

Ndërsa kreu i Carita Kosova, Viktor Sopi, pasi ka shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për kryetarin Bahtiri, që u angazhua për realizimin e projektit të përbashkët të përkujdesit shtëpiak,  theksoi se Bahtiri është ndër kryetarët e vetëm që ka kuptuar rëndësinë që ka shërbimi cilësor mjekësor për pacientët.

“Punonjësit e  rinj duhet të duan punën dhe të ofrojnë fjalë dhe mirësjellje së bahsku me shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët\", ka thënë ai.

Komuna e Mitrovicës së bashku me Caritas Kosova  kanë vazhduar projektin \"Përkujdesi shtëpiak\", ku 25 teknikë dhe motra medicinale brenda një viti do të ofrojnë shërbime për qytetarët në gjendje të vështirë shëndetësore, në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Ky projekt do të ketë një kosto prej 115 mijë euro brenda një viti, ku komuna ka kontribuar me 75 mijë euro. Më pas, 25 punëtorët mjekësorë të angazhuar në këtë projekt, nënshkruan  kontratat e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)