18 Prill 2024

Në Kosovë shfaqet delta plus

Prishtinë, 11 nëntor - Arritja e variantit të ri të Covid 19, Delta Plus, ka bërë që autoritetet shëndetësore të bëjnë thirrje të vazhdueshme për vaksinim.

Nga 70 mostrat e dërguara për analiza në Gjermani, 12 prej tyre rezultuan me këtë variant.

Si rrjedhojë, autoritetet apelojnë që dy javë pas kalimit të virusit qytetarët e pa vaksinuar të vaksinohen.

Por, sipas drejtorit të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra thotë se Qeveria duhet të marrë masa preventive dhe jo të ndjehet komod nga situata e qetë.

Sipas Kodrës, masat anti covid nuk janë duke u respektuar, e kjo do të reflektoj në veçanti pas përfundimit të fushatës për balotazh.

Situata pandemike është stabilizuar muajt e fundit. Gjatë së mërkurës raste aktive ishin rreth 400 persona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)