31 Mars 2023

Në Itali, 3.5 milion qytetarë infektohen nga gripi sezonal

Romë, 13 dhjetor - Sipas Institutit Suprem të Shëndetësisë në Itali, deri më tani në vend janë regjistruar 3.5 milionë raste qytetarësh me grip.

Gjatë javës së fundit, rreth 943 mijë qytetarë kanë shfaqur simptoma të gripit sezonal. Mes të prekurve nga gripi është edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Siç raportojnë mediet vendase, ky është gripi sezonal më ngjitës që Italia ka njohur në 13 vitet e fundit. Rastet në shtatë ditët e fundit ishin gjashtëmbëdhjetë, për një mijë banorë.

Mjekët italianë u bënë apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër gripit sezonal.

Mjekët anëtarë të Shoqatës Italiane të Pediatrisë theksuan gjithashtu se “në vendet me grumbullime, qytetarët duhet të përdorin maska, pasi janë një masë efikase parandaluese ndaj viruseve të tjera, si gripi”./Abcnews.al/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)