08 Maj 2024

Mustafa: Kosova të bëhet anëtare e OBSH-së

Prishtinë, 5 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën e Parë Rajonale të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor, organizuar me rastin e 90 vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Para personaliteteve të shumta të shëndetësisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, kryeministri Isa Mustafa ka uruar përvjetorin e 90 të fillimit të veprimtarisë së shëndetit në Kosovë, si dhe hapjen e punës së Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor.

Kryeministri Mustafa, ndër të tjera, bëri të ditur se po punohet me ngulm që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për t’u bërë pjesë e një koalicioni të gjerë shëndetësor botëror.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)