01 Maj 2024

MSh vazhdon bashkëpunimin me Spitalin San Donato të Italisë

Prishtinë,  4 qershor - Ministri  i Shëndetësisë  Ferid Agani  priti sot  kardiokirurgët nga spitali  San Donato – Milano:  ass. Prof. Carlo De  Vincentiis  dhe dr. Andrea Biondi, të cilët së bashku me ekipin kosovar, vazhduan aktivitetin kardiokirurgjik  duke operuar  gjatë dy ditëve të fundit  4 raste, në mesin e tyre edhe një operacion me zëvendësim të valvulës  aortale,  që bëhet për herë  të parë në  Kosovë.

Prej rifillimit të aktivitetit kardiokirurgjik   për dy muaj  e gjysmë janë  bërë 20 operacione në zemër  të hapur me sukses ne Kardiokirurgjinë publike në QKUK.

Gjatë takimit  u bisedua edhe për vazhdimësinë   e bashkëpunimit  në mes të Spitalit  San Donato –Milano dhe shërbimit te Kardiokirurgjisë  publike,  me  qëllim të  avancimit  dhe kontinuitetit  të  aktivitetit të këtij shërbimi për ofrimin  e  shërbimeve,  së shpejti  edhe  për Kardiokirurgjinë   pediatrike për  nevojat  e  popullatës në Kosovë, duke pasur parasysh  eksperiencën ndërkombëtare të Spitalit San Donato – Milano  dhe kualitetin  e tyre  në  këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)