05 Maj 2024

MSh starton me trajnimin e kuadrit mjekësor

Prishtinë, 17 mars - Ministria e Shëndetësisë përmes Departamentit për Sistemin e Informimit Shëndetësor ka filluar këtë javë zbatimin e pilot projektit për trajnimin e punonjësve shëndetësor për implementimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor.

Përfitues të parë të pilot projektit,  i cili do të zhvillohet në Komunën e Prishtinës për të vazhduar edhe me Rajonin e Prizrenit,  janë stafit shëndetësor i Klinikës së Pediatrisë dhe ata të Qendrës së Mjekësisë Familjare (Lagja Emshir- Prishtinë).

Trajnimi i filluar ka për qëllim që të ngre kapacitetet profesionale të punonjësve shëndetësor për futjen e të dhënave shëndetësore në sistem, si hap i rëndësishëm në shëndetësinë kosovare, për krijimin e një data baze të historisë së pacientit, perfomancës së vet stafit mjekësor, por edhe të dhëna të  tjera që do të jenë pjesë e Sistemit të integruar elektronik të Informimit Shëndetësor.

Projekti për Sistemin e Informimit Shëndetësor  është bashkë-financuar nga Qeveria e Kosovës (MSh) dhe Qeveria e Luksemburgut (Lux-Dev).

Faza e parë e pilot projektit  mbulon: Regjionin e Prizrenit, Komunën e Prishtinës dhe QKUK-në. Pra, komplet Komuna e Prishtinës, QKMF-të  dhe QMF-të, (qendrat nëpër bashkësi lokale) dhe QKUK-ja (të gjitha klinikat e saj) si dhe Regjioni i Prizrenit (Spitali I Përgjithshëm, QKMF në Prizren dhe të gjitha QKMF-të, QMF-të dhe AMF-të e komunave: Dragash, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Mamushë).

Institucionet të cilat do të përfshihen në këtë pilot projekt janë pajisur: me kompjuterë, rrjeta lokale, bar kod lexues dhe printerë.  Për nevoja të projektit, janë ngritur 5 qendra trajnimi ku do të realizohet trajnimi i 4500 mjekëve dhe infermierëve për përdorimin e pajisjes së shpërndarë dhe përdorimin e softuerit.

Prej burimeve vetjake MSh, në kuadër të zhvillimit të SISH-it, ka zhvilluar gjashtë (6) aplikacione që janë pjesë integrale e sistemit të ri që po dizajnohet së bashku me Lux- Development: Aplikacioni për stokun farmaceutik përmes të cilit bëhet planifikimi dhe porositë për barna të Listës Esenciale si dhe një sistem i veçantë i menaxhimit të barnave për Dytësorin dhe Tretësorin; Aplikacioni për menaxhimin e resurseve humane; Aplikacionin apo sistemin për evidentim të statistikave shëndetësore; Aplikacioni për sistemin e Informimit Shëndetësor për Departamentin e Shëndetësisë në burgje; Ueb aplikacioni për Inspektoratin Shëndetësor për nevoja të monitorimit të punëtorëve shëndetësor në sektorin privat dhe aplikacioni në ueb për licencim të institucioneve private shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)