05 Maj 2024

MSH siguron njëqind vende pune për Spitalin e Mitrovicë

Mitrovicë, 5 qershor - Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e  cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe të krijimit të kushteve sa me të mira për qytetarët e Kosovës e në veçanti ata të Mitrovicës, Ministria e Shëndetësisë  bëri të mundur që të siguroj nga Ministria e Financave njëqind vende pune për Spitalin e Mitrovicë.

Sa ju përket procedurave të tjera të gjitha u zhvilluan nga Spitali Regjional i Mitrovicës. Nder këto vende punë njëzet kanë qenë të dedikuara për mjeke, ndërsa tetëdhjetë vende të tjera për infermier, mami, staf ndihmës dhe sigurim. Nga këto vende punë janë plotësuar tetëdhjetë, ndërsa për njëzet mjekë nuk ka pasur as një kandidat dhe konkursi mbetet ende i hapur për të gjithë.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave nga të përzgjedhurit, këtë rast e nderoi, Dr. Gani Shabani, u.d i Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Z. Qemail Hasani, këshilltar i Ministrit Agani.

Me rastin e fjalës hyrëse drejtori i Spitalit Regjional dr. Agim Peci, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë Dr. Ferid Aganin, u.d Sekretarin e Përhershëm, dr. Gani Shabanin si dhe Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Z. Avni Kastrati që benë të mundur këto vende punë që do ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

U.d dr. Gani Shabani potencoi së: “ Kjo është një dite e madhe për të gjithë ne, Ministria e Shëndetësisë është duke i mbështetur të gjitha spitalet dhe Qendrat e Shëndetit Mendor, por për spitalin e Mitrovicës çdo herë ka një kujdes dhe vëmendje të veçante duke i ditur nevojat e këtij spitali. Ne jemi duke u munduar që të ngritim kapacitetet në infrastrukturë si dhe në staf, vete këta të punësuar e tregojnë këtë”

Pas kësaj kandidatet filluan me nënshkrimin e kontratave të punës. Të punësuarit do të fillojnë punën më datën tete korrik 2013 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)