06 Maj 2024

MSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me policinë

Prishtinë, 2 maj - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi.

Marrëveshja ka për qëllim ndarjen e specializimeve për mjekët Policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me MSh, ata të inkuadrohen në sistemin e ngritjes së vazhdueshme profesionale dhe kështu, të punësuarve në Policinë e Kosovës, t’u ofrohet trajtim profesional mjekësor specialistik nga ana e stafit mjekësor të Shërbimeve Shëndetësore të PK-së.

Marrëveshja, gjithashtu, ka për qëllim që të sigurojë të gjitha shërbimet shëndetësore që janë në dispozicion në sistemin shëndetësor të Kosovës për të ofruar përkrahje shëndetit të punësuarve të policisë, me prioritet për rastet e lëndimit në detyrë si dhe që të krijohen mundësitë për Policinë e Kosovës për të bashkëpunuar me MSh-në, në aspekt të promovimit të shëndetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)