27 Prill 2024

MSH nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Handicap

Prishtinë, 14 gusht - Ministria e Shëndetësisë nënshkroi sot një Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e personave me paralizë të fëmijëve Handicap-Kosova (SHPPFH/Kosova) për të mbështetur financiarisht një projekt të kësaj shoqate që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetareve në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në vlerë prej 25.000 eurove.

Memorandumi është nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe përfaqësues i Handicap -Kosova, Gëzim Abazi, i cili ka falënderuar Ministrinë për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar këtë kategori.

Sipas Memorandumit të nënshkruar, MSh do të mbështes realizimin e projektit “Mundësi” përmes së cilit, HANDICAP Kosova përmes realizimit të një serie të programeve televizive edukative, në pjesën e mbetur të këtij viti dhe gjatë tërë vitit 2014, do të ndihmojë me aktivitete sensibilizuese dhe vetëdijesuese  të qytetarëve në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe për nevojën e respektimit të tyre.

Ministri Agani ka thënë se ky është një kontribut modest i Ministrisë për këtë kategori, derisa paralelisht me këtë, MSh po punon edhe në drejtime të tjera me qëllim të zbutjes së brengave dhe shqetësimeve shëndetësore të kësaj kategorie të popullatës, përfshirë këtu edhe futjen në listën esenciale të barnave të materialeve të inkontinencës për këtë kategori, në vlerë prej rreth 400.000 eurove, të cilat MSh është në proces të sigurimit të tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)