03 Maj 2024

MSh nënshkroi kontratat e reja me spitalet për performancë

Prishtinë, 4 prill - Në Ministrinë e Shëndetësisë u nënshkruan sot kontratat e reja për performancë për ofrimin dhe pagesën e shërbimeve klinike/spitalore për vitin 2014 midis Agjencionit të Financimit Shëndetësor (AFSH) dhe institucioneve shëndetësore, të cilat janë pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK, QKSUK, IKSHP, Spitalet e përgjithshme dhe Shërbimet profesionale të  Shëndetit Mendor; Mjekësisë së Punës;  Transfuzionit të Gjakut; Mjekësisë Sp[ortive dhe Telemjekësisë).

Para nënshkrimit të këtyre kontratave, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se ky është  një moment i rëndësishëm për institucionet shëndetësore dhe Ministrinë, duke qenë që vitin e kaluar, aplikimi i skemës së performancës, u ka ndihmuar institucioneve që të kenë përmirësime në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, furnizimit me barna dhe stimulimit të profesionistëve.

Ai tha gjithashtu se përmes zbatimit të këtyre kontratave, janë siguruar edhe të dhëna dhe informacione të dyanshme midis  MSh dhe institucioneve lidhur me indikatorë të rëndësishëm në shëndetësi.

Kontrata për ofrimin dhe pagesën e shërbimeve klinike/spitalore për vitin 2014, është e bazuar në Ligjin për Shëndetësi 04/L-125 dhe në bazë të këtyre kontratave, klinikat, gjegjësisht spitalet gjatë periudhës kontraktuese duhet të ofrojnë shërbime të pakos themelore të shërbimeve klinike/spitalore të nivelit dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, me çmim që është i përcaktuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, duke siguruar shërbime sipas standardeve më të larta mjekësore duke i përcjellë udhërrëfyesit dhe protokollet klinike në fuqi, si dhe praktikat më të mira mjekësor.

Për ofriminin e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve të përcaktuara në këtë kontratë, klinika/spitali do të marr alokimin e rregullt buxhetor për performancë, duke u bazuar në përmbushjen e indikatorëve të performancës së kënaqshme sipas përcaktimit në kontratë.

Në bazë të këtyre kontratave, institucionet shëndetësore përfitojnë 2.376.834 euro për ngritjen e performancës së tyre.

Gjithashtu, në këtë takim është bërë edhe një prezantim i Agjensionit të Financimit Shëndetësor, përkatësisht kapaciteteve të tij, dokumenteve të hartuara nga ky agjension dhe sfidave që e presin.Kino\" në Prizren, ora 11:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)