03 Maj 2024

MSH ndihmon ndërtimin e QKMF-së në Skenderaj

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, nënshkroi sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura për financimin e projektit: “Ndërtimi i QKMF-së në Skenderaj”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përkrahja financiare nga ana e MSh-së në ndërtimin e QKMF-së në Skenderaj.

Sipas kësaj Marrëveshje, MSH do të investojë në ndërtimin e QKMF-së me 1.100.000 euro, kurse Komuna e Skenderajt me 187.000 euro.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt Nura, falënderoi MSH-në, për nënshkrimin e kësaj marrëveshje që ka qëllim mbështetjen financiare për ndërtimin e QKMF-së në këtë komunë.
 
Ngritja e kësaj QKMF-je do t’i ndihmojë popullatës së kësaj komune në marrjen e shërbimeve shëndetësore më cilësore dhe në kushte shumë më të mira. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)