05 Maj 2024

MSH ndihmon Malisheven për ballafaqim me Ethet Hemorragjike

Prishtinë, 29 qershor - Me qëllim të ballafaqimit më efikas me rastet e Etheve Hemorragjike në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë, duke iu përgjigjur kërkesës së dr. Besim Zogaj, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë: "Dr. Shpëtim Robaj", i ka siguruar me procedurë të shpejtë një aparat të hemogramit dhe materialin shpenzues kësaj qendre shëndetësore në Malishevë.

Me këtë rast, drejtori i QKMF-së, Besim Zogaj, pasi ka konfirmuar pranimin e aparatit dhe materialeve shpenzuse, ka falënderuar Ministrin Ferid Agani për këtë përgjigje të shpejtë, vizitën ditë më parë në Malishevë dhe mbështetjene fuqishme që për këtë komunë në ballafaqim me Ethet Hemorragjike i ka dhënë Ministria.

MSh dhe profesionistët shëndetësor ndërkaq, u bëjnë thirrje qytetarëve të komunave më të rrezikuara nga Ethet Hemorragjike për kujdes të shtuar dhe paraqitje të menjëhershme te mjeku në rastet e pickimit nga rriqnat, ndërkohë që ekipet e IKSHP-së, me ndihmën edhe të mjeteve financiare të angazhuara nga MSh-ja, punëtorët e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe punëtorëve sezonal të angazhuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po vazhdojnë aktivitetet për të parandaluar sa më shumë që është e mundur rastet e reja të infeksionit dhe trajtuar me korrektësi të prekurit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)