02 Maj 2024

MSH mirëpret verifikimin e 4 neneve të Ligjit të Shëndetësisë

Prishtinë, 19 prill - Ministria e Shëndetësisë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese  përkitazi me verifikimin e kushtetutshmërisë dhe vlefshmërisë së 4 neneve të Ligjit të Shëndetësisë Nr.04/ L-125, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 dhjetor 2012.

Me këtë rast, MSH shpreh kënaqësinë për verifikimin e pajtueshmërisë së plotë me Kushtetutën e vendit të 3 neneve (18, 19 dhe 60) dhe paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 41, që flet për bazueshmërinë e plotë kushtetuese dhe ligjore të reformës së projektuar të sistemit shëndetësor të vendit.

Shfuqizimi i paragrafëve 1, 5 dhe 6 të nenit 41, do ta mobilizojë edhe më shumë MSh-në që nëpërmjet fuqizimit të organit të Inspektoratit Shëndetësor të parandalojë çfarëdo formë të konfliktit të interesit gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë dukshëm dukurinë e abuzimit me pacientë nga ana e individëve të papërgjegjshëm.

Ministria e Shëndetësisë e pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese plotësisht e gatshme, që pas dy viteve të përgatitjes, më në fund, të fillojë reformën aq të pritshme në sistemin shëndetësor, që do të pasohet shumë shpejt, pas fillimit të zbatimit të Ligjit të Shëndetësisë edhe me themelimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)