05 Maj 2024

Msh me punëtori mbi monitorimin e ekzekutimit të buxhetit

Prishtinë, 11 nëntor - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë-Departamenti për Shërbime të përgjithshme dhe Financa sot në Qendrën e Telemjekësisë të Kosovës , u mbajt punëtoria me temën: “Trajnimi mbi monitorimin e ekzekutimit të buxhetit dhe reformat e vazhdueshme të sektorit shëndetësor”.

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani foli për rëndësinë që ka ndarja e buxhetit në shërbimin shëndetësor dhe delegimi i kompetencave menaxheriale nga Ministria e Shëndetësisë tek Shërbimi Spitalor  Klinik Universitar i Kosovës, të cilit shërbim do t’i ndahet buxheti drejtpërdrejt nga Ministria e Financave.

Ai ka vlerësuar se  në procesin e reformave shëndetësore, sidomos me hyrjen në fuqi të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, planifikimet e sakta janë jetike për sistemin shëndetësor.

Ministri ka kërkuar përgjegjësi të lartë nga menaxherët e institucioneve shëndetësore në menaxhimin e financave publike, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e reja dhe reformën, që do të hap një kapitull të ri për shëndetësinë kosovare.

Në këtë punëtori me pjesëmarrje të drejtuesve të Bordit të SHSKUK-së, drejtuesve të klinikave të këtij shërbimi dhe spitaleve të përgjithshme dhe menaxherëve të programeve financiare u diskutua edhe për implementimin e Sistemit të Sigurimit Shëndetësor, për fazat e implementimit  të këtyre sigurimeve, etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)