02 Maj 2024

MSH ka 3 milionë euro për trajtim jashtë spitaleve publike

Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës informon opinionin se, edhe gjatë këtij viti, në kuadër të saj ka vazhduar Programi për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, i njohur më parë si Programi për Trajtim Jashtë Vendit, që sivjet kishte në dispozicion tre milionë euro.

MSh njofton se gjatë këtij viti, përmes këtij programi trajtim kanë marrë rreth 500 pacientë, numri më i madh i të cilave raste janë trajtuar në spitalet private të Kosovës, për dallim prej viteve të tjera.

Duke u kryer këto intervenime në Kosovë, janë shpëtuar qindra jetë të pacientëve kosovarë dhe është parandaluar shkuarje e shumë rasteve jashtë vendit, që do të kishte kosto shumë më të lartë të trajtimit .

MSh i ka shqyrtuar me prioritet të lartë rastet urgjente jetë-kërcënuese( si iskemitë akute të miokardit ), të cilat duke i trajtuar si të tilla, u është mundësuar pacientëve të marrin shërbimin shpejt dhe t’u shpëtohet jeta.

Në këtë aspekt, MSh ka bashkëpunuar me spitalet vendore private, me të ka të nënshkruara marrëveshjet e bashkëpunimit, si me : “Rezonanca SHPK”, “Kubati”, “Medicine Hospital International”, “Klinika Gjinekologjike Gjermane”  “ Euromed”, “Inermed SHPK”,  “ Klinika Gjermane e Syrit”, “ Spitali ditor ORL Otrila”, “Bemmes”. Një pjesë e mjeteve janë shpenzuar edhe në shtete të tjera, si në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Itali, Maqedoni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Është e vërtetë se prej spitaleve në vend, numri më i madh i rasteve është trajtuar në “Medicine Hospital International”, sepse ka qenë i vetmi që ka ofruar ndërhyrje invazvie diagnostike dhe njëherësh edhe ndërhyrje në zemër të hapur.

Çdo lejim i intervenimit urgjent është bërë në bazë të procedurës së përcaktuar me Udhëzimin Administrativ 02/2012 TJIPSH, që ndër të tjera nënkupton edhe  vënien e indikacionit mjekësor nga ana e konsiliumit të kardiologëve të QKUK-së.

Njëkohësisht, MSh ka bërë dhe është duke bërë përpjekje intensive për funksionalizimin e plotë të shërbimeve përkatëse në QKUK, veçanërisht të kardiologjisë invazvibe dhe kardiokirurgjisë që ka filluar punën para tre muajve  dhe po jep rezultate inkurajuese.

Në pesë mujorin e parë të vitit 2013, në MSh ka pasur mbi 700 aplikacione për trajtim mjekësor në kuadër të Programit për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore me një dominim të rasteve nga Kardiologjia invazive dhe kardiokirurgjia.

Pohimet e ndryshme në opinion nga persona publikë,  jo mirë të informuar rreth ecurisë së këtij programi, siç ishte rasti me deklaratën e deputetes Time Kadriaj në Kuvendin e Kosovës më 20 qershor, 2013, dhe tendenca për t’i paraqitur ndryshe faktet nga siç janë në realitet, nuk e zbehin faktin që përmes këtij programi, qindra pacientëve kosovarë u është shpëtuar jeta e tyre e rrezikuar, të cilën gjë, MSh është e përkushtuar ta bëjë edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)