02 Maj 2024

MSH fillon me përpilimin e planit për të ushqyerit

Prishtinë, 16 tetor - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka zyrtarizuar grupin punues për përpilimin e planit të veprimit për të ushqyerit për periudhën 2015 – 2020, me qëllim për të përmirësuar gjendjen e të ushqyerit.

Grupi punues është i përfaqësuar nga institucionet e ndryshme për të adresuar në mënyrën sa më gjithëpërfshirëse dhe multi-sektoriale aspektet e të ushqyerit.

Plani për të ushqyerit do të udhëzoj dhe koordinoj aktivitetet lidhur me të ushqyerit me qëllim të përmirësimit të përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës në veçanti për nënat dhe fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për të përmirësuar gjendjen e të ushqyerit, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), do ta udhëheqë këtë proces me përkrahje të UNICEF-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)