29 Prill 2024

MSH e FSSHK pajtohen për grupet punuese për Kontratën Kolektive

Prishtinë, 6 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani priti sot Kryetarin dhe Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), dr. Blerim Syla  me bashkëpunëtorë, me të cilët u bisedua për shumë çështje në shëndetësi, në theks të veçantë për kërkesat e profesionistëve shëndetësor.

Ministri Rrahmani u zotua se përpjekjet nga ana e MSh-së do të jenë maksimale, duke punuar në drejtimin i cili sjell stabilitet në shëndetësi, duke ju siguruar pacientëve dhe mjekëve shërbime cilësore respektivisht kushte për punë.

“Të  gjitha kërkesat e juaja të cilat janë të mundshme për tu aplikuar brenda mundësive buxhetore dhe kornizës ligjore, do të jenë të realizuara në afatin më të shkurtër kohor të mundshëm”, tha Ministri Rrahmani.

Dr. Blerim Syla tha se është mirë të formohen grupet punuese për Kontratën Kolektive, në javët në vijim, në mënyrë që të identifikohen pikat të cilat mund të aplikohen.

Palët u pajtuan që të formohen grupet punuese për Kontratën Kolektive dhe  në mënyrë graduale të plotësohen nevojat që kanë profesionistët shëndetësor, në përputhje me mundësit buxhetore dhe ligjore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)