08 Maj 2024

MSh diskuton me spitalet për furnizimin me barna

Prishtinë, 24 mars -Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani kryesoi sot një takim të përbashkët midis drejtuesve të QKUK-së, spitaleve të Kosovës me shoqatën e Distributorëve farmaceutikë dhe me operatorët nga fusha e  farmacisë  në Kosovë.

Në këtë takim janë adresuar disa paqartësi që janë shfaqur nga operatorët ekonomikë, pas decentralizimit të buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë në buxhetin e spitaleve.

Ministri Agani ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në procesin e furnizimit me barna dhe material shpenzues (Agjencioni i Financimit të Shëndetësisë, spitalet dhe operatorët ekonomikë) që ta rrisin disiplinën në përmbushjen e përgjegjësive, në mënyrë që të përmirësohet procesi i planifikimeve, porosive, blerjeve, të ngrihet shkalla e furnizimeve, që ato të jenë të qëndrueshme, në interes të shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)