28 Prill 2024

MSh diskuton me komunat në veri për projekte në shëndetësi

Prishtinë, 13 maj - Kryetarët e tre komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës (Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) dhe  këshilltar të Presidentes për çështjen e komuniteteve dhe të  kryetarit të komunës në veri të Mitrovicës, u pritën sot pasdite në Ministrinë e Shëndetësisë, nga Sekretari i Përgjithshëm Gani Shabani dhe përfaqësues të Kabinetit të Ministrit.

Delegacioni i përfaqësuesve të komunave në veri të Kosovës, ishin të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani.

Sekretari i Përgjithshëm Dr. Gani Shabani ka falënderuar përfaqësuesit serbë të komunave në veri për vizitën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Në takim është biseduar për projektet, përkatësisht investimet në sektorin e shëndetësisë në komunat në veri, në kuadër të mjeteve financiare të ndara për investime në komuna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e vendit, përgatitjen e memorandumeve të bashkëpunimit për realizimin e projekteve me bashkëfinancim dhe implementimin e tyre, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më të mira për të gjithë qytetarët e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)