02 Maj 2024

MSh dhe UNICEF-i diskutojnë për partneritetin në vaksinimin e fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion të UNICEF-it të kryesuar nga znj. Marie Pierre Poirier, drejtoreshë Regjionale për Evropën Juglindore, që ishte e shoqëruar nga shefja e UNICEF-it për Kosovë, Zonja Laila Omar Gad, shefi i OBSh-së për Kosovë, dr. Skender Syla dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Në këtë takim është biseduar për procesin e sigurimit të vaksinave për Programin e Zgjeruar të Imunizimit në Kosovë që mbështetet nga UNICEF-i, vizitat mjekësore shtëpiake nëpër komuna të Kosovës dhe ndikimin e tyre në fuqizimin e shërbimeve për qytetarët në nevojë, ashtu edhe për kontributin që këto vizita japin në parandalimin e braktisjes së fëmijëve.

Ministri Rrahmani ka falënderuar UNICEF-in për mbështetjen që i jep MSh-së në sigurimin e vaksinave sa më cilësore për qytetarët e Kosovës dhe po ashtu edhe për zhvillimin e programeve të përbashkëta edhe me OBSh-në, që kanë kontribuar në përmirësimin  e indikatorëve të gjendjes shëndetësore në Kosovë, para së gjithash të indikatorëve që lidhen me shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Ministri Rrahmani ka theksuar se disa komuna kanë filluar me aplikimin e vizitave mjekësore nëpër shtëpi, por programet e tilla mund të zbatohen më mirë me shtrirjen e plotë të konceptimit të mjekësisë familjare.

Në takim është theksuar se rëndësi e madhe po i kushtohet edhe ngritjes së shkallës së përfshirjes në vaksinim të fëmijëve nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian, ndërkohë që u theksua se IKSHP ka zhvilluar një program të veçantë për këtë qëllim duke vaksinuar mbi 1500 fëmijë të këtyre komuniteteve përmes vaksinimit dhe vizitave në shtëpi.

Znj. Poirier ka vlerësuar angazhimet e Kosovës në fushën e imunizimit dhe rezultatet  arritura dhe ka theksuar se shtetet të cilat nuk kanë qenë në proces me UNICEF-in dhe partnerët e tjerë për sigurimin e vaksinave, kanë pasur rënie të shkallës së vaksinimit.

Mbështetjen për zbatimin e programeve të përbashkëta në fusha të ndryshme me qëllim të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të popullatës ka dhënë edhe shefi i OBSh-së në Kosovë, dr. Skender Syla, i cili ka thënë se tre UN agjencionet që veprojnë së bashku në Kosovë: OBSH, UNICEF dhe UNFPA kanë qenë shembull i mirë në regjion dhe më gjerë për partneritetin me institucionet vendore në fuqizimin e shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimin e indikatorëve shëndetësor.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)