08 Maj 2024

MSh dhe OBSh diskutojnë cilësinë e shërbimeve spitalore pediatrike

Prishtinë, 10 qershor - Në vazhdim te procesit te vlerësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore pediatrike spitalore, të filluar në nëntor të vitit të kaluar, Zyra e OBSh-së në Prishtinë përmes fondeve të ndara për Projektin e përbashkët të agjensioneve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF/UNFPA/OBSH) nga Qeveria e Luksemburgut, ka mbështetur një seri vizitash mbështetëse për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së këtyre shërbimeve në të gjitha spitalet e Kosovës gjatë muajve prill dhe maj, të realizuara nga ekipi vendor i emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, vitin e kaluar.

Në këtë kuadër, sot në një punëtori të organizuar nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë, në bashkëpunimk me MSh-në u bë prezantimi i Raportit të dytë të cilësisë së shërbimeve shëndetësore pediatrike spitalore, i cili tregon për  rezultate të përmirësuara në këto shërbime, krahasuar me ato të gjetura në nëntorin e vitit të kaluar.

Dr. Valbon Krasniqi, këshilltar politik i Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se rezultatet e raportit të vlerësimit janë të rëndësishme dhe në funksion të fuqizimit të mekanizmave të kontrollit të kualitetit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Duke qenë që MSh , tha ai, e ka prioritet shëndetin e nënës dhe fëmijës, rekomandimet e dala nga raporti ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Ai tha se ndoshta do të jetë e nevojshme edhe ngritja e ndonjë mekanizimi të pavarur për vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Dr. Sami Uka nga Zyra e OBSh-së në Kosovë, tha se të gjeturat e raportit janë tregues i mirë për hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore pediatrike në të gjitha spitalet e Kosovës.

Në këtë punëtori, profesionistët shëndetësore të fushës pediatrike nga QKUK dhe të gjitha spitalet diskutuan rreth ndryshimeve të evidentuara prej njërit në tjetrin raport, duke spikatur nevojën e fuqizimit të shërbimeve spitalore pediatrike me resurse profesionale, përmirësime në çështjet organizative, ngritje të njohurive profesionale dhe përmirësim të komunikimit.

Raporti është hartuar nga një grup punues, ndërsa është prezantuar nga konsulentja e OBSh-se, dr. Marzia Lazerinni qe kreu vlerësimin e parë në nëntor 2014 dhe dr. Valbona Nushi Stavileci nga Klinika e Pediatrisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)