05 Maj 2024

MSH dhe Dogana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit - Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Doganës së Kosovës.

Kjo marrëveshje që ka për qëllim përkrahjen e Programit të Zgjeruar të Imunizimit (PZI) dhe për të ruajtur e siguruar cilësinë e vaksinave, do të mundësoj qëndrueshmërinë dhe vazhdimin e suksesshëm të programit të zgjeruar të vaksinimit, duke mundësuar për çdo vit mbrojtjen e rreth 200 000 fëmijëve nga sëmundjet e parandaluara përmes vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se Marrëveshja e nënshkruar krijon lehtësime të mëdha për MSh që në mënyrë më të shpejt të administrojë procesin e dërgimit të vaksinave deri tek fëmijët pas arritjes në Dogana dhe gjithashtu, edhe krijon siguri sa i përket cilësisë dhe qëndrueshmërisë së tyre.

“Dëshiroj të falënderoj Doganat e Kosovës që kanë mundësuar që përmes kësaj marrëveshje kanë mundësuar që vaksinat, pas arritjes në aeroport të barten dhe deponohen në zinxhirin e ftohtë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës pasi  të kenë autorizimin e AKPM për import të produkteve medicinale,  duke përfshirë edhe numrin serik të banderolave, e po ashtu edhe UNICEF-in që lehtëson procesin e sigurimit të vaksinave për fëmijët kosovarë”, tha Ministri Rrahmani.

Kurse, Drejtori  i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se përmes kësaj marrëveshjeje kemi arritur t’i eliminojmë procedurat që kanë marrë kohë e gjithashtu, eliminohet edhe frika e dëmtimit të kualitetit të tyre, pasi që ato nuk do të qëndrojnë në Doganë, por me të arritur, brenda 24 orëve do të dërgohen në zinxhirin e ftohtë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Këtë lloj të bashkëpunimit të ri midis MSH-së dhe Doganave të Kosovës e përshëndetën edhe përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike edhe të UNICEF-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)