03 Maj 2024

MSh dhe Banka Botërore po mbajnë punëtori për sigurimet shëndetësore

Prishtinë, 15 qershor - Organizuar nga Banka Botërore (BB)  në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,  sot në zyrat e BB-së në Prishtinë ka filluar punëtoria dy ditore për \" Sigurimet shëndetësore obliguese për të arritur mbulimin universal shëndetësor në Kosovë\", mbështetur nga  Rrjeti i Përbashkët i Mësimit / Fondi i Mirëbesimit Zviceran.

Në këtë punëtori, punimet e së cilës në emër të Ministrit Imet Rrahmani, i ka përshëndetur këshilltari i tij politik, dr.  Valbon Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, dr. Gani Shabani, implementuesit e sigurimeve shëndetësore, zyrtarët e sektorit shëndetësor dhe ndërkombëtar nga Kosova, Gana, Meksika dhe Filipinet po diskutojnë dhe trajtojnë aspekte që lidhen me  shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe zbatimin e reformave të sigurimit shëndetësor, veçanërisht mësimet  si duhet dhe si nuk duhet të renditen prioritet e reformave të  sigurimit shëndetësor të obligueshëm; strategjitë për prioritizimin e paketës së benefitit të barnave jashtë-spitalore dhe menaxhimin e benefitit; dhe po shkëmbejnë njohuritë për bashkëpunim  në të ardhmen nëpërmjet Rrjetit të Mësimit të Përbashkët.

Rrjeti i Përbashkët i Mësimit për Mbulimin Universal Shëndetësor (RrPM ) është një komunitet i implementuesve dhe politikë-bërësve nga e gjithë bota, të cilët ndajnë njohuritë dhe bashkë- zhvillojnë mjete të reja , udhëzime dhe burime që adresojnë sfidat praktike të reformës së sistemeve shëndetësore për të arritur mbulimin universal shëndetësor. Kosova është gjithashtu një anëtar i komunitetit RrPM që nga 20 Nëntori 2014.

Kjo punëtori, gjatë të cilës zyrtarë të MSH-së kanë prezantuar procesin aktual rreth sigurimeve shëndetësore dhe komponentë të implementimit të tyre, përfshirë aspektet që lidhen me Agjensionin e Financimit të Shëndetësisë, furnizimit me barna, komponentët e Sistemit të Informimit Shëndetësor, legjislacionit, etj., po mbahet në kohën kur Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë është në vazhdën e reformave shëndetësore me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe të cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Një shtyllë kryesore e këtyre reformave është futja e planifikuar e një skeme të sigurimit të obligueshëm shëndetësor, ndërsa elementet kyçe të kësaj reforme përfshijnë reformat e pagesave në kujdesin shëndetësor parësor dhe spitalor,  për të përmirësuar qasjen dhe cilësinë e shërbimeve ;  reforma në sektorin farmaceutik për të arritur vlerësim më të lartë të buxhetit të barnave dhe ndryshimet institucionale për të rritur autonominë në kujdesin spitalor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)