06 Maj 2024

MSH dhe Ankara Guven Hospital lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 12 shkurt - Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Spitalit  Guven të Ankarasë nga Republika e Turqisë.

Marrëveshja e bashkëpunimit, ka për qëllim shkëmbimin e informimit dhe përvojës lidhur me strukturat e organizimit dhe reformën brenda shërbimit shëndetësor në Republikën e Kosovës dhe në Turqi, bashkëpunim në fushën e shërbimeve shëndetësore, në programe të trajnime të mjekëve dhe infermierëve të dy vendeve, trajtim të pacientëve kosovarë për sëmundjet që nuk mund të trajtohen këtu.

Ministri Agani dhe përfaqësuesit e Spitalit Guven theksuan se kjo marrëveshje do ti kontribuoj përmirësimit të zhvillimit reciprok dhe bashkëpunimit afat-gjatë të dyja palëve mbi bazën e respektimit të parimit të barazisë dhe vullnetit të mirë për të rritur shërbimin cilësor ndaj pacientëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)