06 Maj 2024

MSh bashkëpunon me “Smile International”

Prishtinë, 30 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani, priti sot përfaqësuesit e organizatës  ndërkombëtare “Smile International” Ruth Doubleday dhe Cliv Doubleday.

Në takim u bisedua për kontributin e dhënë të kësaj organizate, në shërbimet shëndetësore dhe në ngritjen profesionale të profesionistëve shëndetësor.

Ministri Agani vlerësoi punën e madhe që ka bërë kjo organizatë, duke i inkurajuar për punë të vazhdueshme, ngase popullata e Kosovës ka nevojë për ofrimin e çfarëdo ndihme që kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të tyre.

Në takim u iniciua edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes MSh-së dhe Organizatës “Smile International”.

Ekipi i kujdesit paliativ i kësaj organizate ka bërë më shumë se 3 000 vizita mjekësore tek pacientët në fazat terminale të sëmundjeve malinje në rajonin e Gjakovës dhe të  Deçanit dhe ka ofruar trajnim për më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë.

Programi i Kujdesit paliativ është themeluar ne vitin 2010 në Kosovë nga Organizata “Smile International” me qëllim të avancimit të kujdesit paliativ në Kosovë, që si program ka dy qëllime kryesore: avancimin e kujdesit paliativ në Kosovë dhe ofrimin e kujdesit palitiativ për pacientët me sëmundje në fazat terminale të sëmundjeve malinje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)