27 Prill 2024

“Mjekët pa Kufij” tërhiqen nga Somalia

Mogadishu, 15 gusht -  “Mjekët pa Kufij” kanë njoftuar se u japin fund operacioneve në Somali, për shkak të sulmeve ndaj stafit.

Grupi ndërkombëtar i ndihmës mjekësore ka thënë se tërhiqet për shkak të niveleve të mëdha të rrezikut.

Ai ka nisur punën në Somali 22 vjet më parë. Tërheqja e tij do të privojë qindra-mijëra njerëz nga kujdesi shëndetësor.

Ajo ppo ashtu shihet si goditje ndaj përpjekjeve të Qeverisë somaleze për të bindur donatorët e huaj se situata e sigurisë është duke u përmirësuar, përkundër rebelimeve të vazhdueshme islamike.

Dy vjet më parë, trupat somaleze, të mbështetura nga paqeruajtësit e Bashkimit Afrikan, kanë dëbuar militantët e Al-Shabaabit nga kryeqyteti Mogadishu, por grupi i lidhur me Al Kaidën vazhdon të kontrollojë pjesë të Somalisë jugore dhe qendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)