29 Prill 2024

Mjekë nga Suedia javën e ardhshme vijn në Kosovë

Prishtinë, 20 prill - Një ekip i përbërë prej dhjetë specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore do të qëndrojë për një vizitë pune në Kosovë javën e ardhshme.

Vizita e këtij ekipi profesionistësh do të nis me një takim që disa anëtarëve të këtij delegacioni, të kryesuar nga Koordinatori i Projektit mjekësor Suedez Ake Bjorn do ta kenë  me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, ndërkohë që të tjerët do të jenë në angazhimet e planifikuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në klinikat përkatëse të kësaj qendre.

Ekipi i specialistëve nga Suedia përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme si nga : Kirurgjia plastike: Dr. Erkki Tarpila dhe Dr. Lennart Krysander; Anesteziologjia:  Dr. Bjorn Viklund; Kirurgjia e fëmijëve: Dr. Peder Drott dhe Sven Mattsson – urodinamikë;   Kirurgjia e shuplakës së dorës me terapi fizikale:  Magnus Berggren dhe Christina Carlström;  Kirurgjia spinale: Haakan Jonsson and Peter Ahlinder dhe Koordinatori i projektit mjekësor Suedez: Dr. Ake Bjorn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)