27 Prill 2024

Mitrovica ndërton spitalin e fëmijëve

Mitrovicë, 10 tetor - Në ceremoninë e fillimit të punëve për ndërtimin e spitalit të fëmijëve, me mjete të siguruara nga Shoqata Humanitare “Nëna Terezë”, nga Gjermania, kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se ky është një objekt shumë i rëndësishëm shëndetësorë, që i ka munguar qytetit të Mitrovicës.

Sipas tij, ky do të jetë një spital modern për fëmijë, që i bënë të lumtur të gjithë, sepse ardhmëria jonë, fëmijët tanë, tani e tutje do të kenë një përkujdesje mjekësore çfarë e kanë fëmijët tjerë në vend e më gjerë.

“Ne do të dëshironim dhe kjo është gjëja më e mirë për një shoqëri, që fëmijët tanë të kenë sa më pak nevojë për përkujdesje të këtillë, por si institucione qendrore dhe lokale, duhet të jemi të përkushtuar e të angazhuar maksimalisht, që spitali që po nis sot, të jetë një institucion modern shëndetësorë, ku do të punojnë mjekët më të mirë dhe ku nuk do të mungojnë asgjë që atyre ju duhet për punë e për të ofruar shërbimet e tyre sa më cilësore”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë në vazhdim se ky objekt nuk do të fillonte sot, pot ë mos ishte Shoqata Humanitare “Nëna Terezë” nga Gjermania, kryesia e saj dhe veçanërisht kryetari z. Shaqir Gashi dhe veprimtari i saj i dalluar z. Fazli Gashi.

Për këtë arsye Bahtiri ka falënderuar shoqatën dhe bashkatdhetarët tanë në Gjermani e gjetiu, që kanë kontribuua me donacionet e tyre në grumbullimin e mjeteve për këtë qëllim.

Anëtari i Kryesisë së Shoqatës “Nëna Terezë”, nga Gjermania, Fazli Gashi është shprehur të jetë i lumtur për projektin, duke thënë se për shkak të nevojës së madhe që kanë qytetarët e Mitrovicës, është vendosur që një spital i tillë të ndërtohet pikërisht në këtë qytet. Ndërsa Drita Ivezaj, po ashtu anëtare e kryesisë së kësaj shoqate, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre, tha se ky projekt do të ndihmojë sado pak qytetin e Mitrovicës dhe qytetarët e saj.

Para ceremonisë së  fillimit të punimeve, drejtuesit e spitalit rajonal në Mitrovicë kanë kërkuar që të mos filloj puna, për arsye që vetëm ata I dinë, por në ndërkohë, Ministri I Shëndetësisë, Ferid Agani, I ka telefonuar kryetarit Bahtiri dhe  e ka përgëzuar për fillimin e punimeve, duke I thënë se nuk ka asnjë problem.

Kryetari Bahtiri, duke folur pas ceremonisë së fillimit të ndërtimit të spitalit, ka thënë se komunën nuk mund ta pengoj askush në ndërtimin e objekteve të këtilla dhe se ai pyetet në komunë, e jo drejtuesit e spitalit.

“Ata që duan të ndalojnë projekte të tilla, të shantazhojnë, janë larg Mitrovicës dhe do të jenë gjithmonë larg. Ne jemi këtu për të mirën e qytetarëve, të bëjmë një spital modern për të cilin falënderojmë të gjithë mërgimtarët të cilët kanë ndarë nga kafshata e gojës për të ndihmuar fëmijët dhe vendin tonë”, ka thënë ai.

Spitali për fëmijë do të ketë një sipërfaqe prej rreth 1200 metra katrorë dhe do të kushtojë 531 mijë euro, mjetet i ka siguruar “Shoqata Nëna Terezë”, nga Gjermania, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda tre muajve dhe I kryen Kompania “Fijona”, nga Prishtina.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)