27 Prill 2024

Mitrovica me spital pediatrik

Mitrovicë, 14 maj - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim,  Fazli Gashin, përfaqësuesi  i Shoqatës “Nëna Terezë”,  me seli në Gjermani, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e një spitali pediatrik në Komunën e Mitrovicës.

Në këtë takim ishin prezent edhe drejtori për Urbanizëm dhe Planifikimit, Sami Zeka dhe Agim Peci, drejtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Gashi i tha kryetarit Bahtiri se shoqata “Nëna Terezë”, ka shprehur dëshirën që të financojë projektin për ndërtimin e një spitali pediatrik në Komunën e Mitrovicës.  

Ai tha se është i njoftuar për nevojën e madhe që Mitrovica ka për një spital të tillë dhe për këtë arsyeje është vendosur që në Mitrovicë të behët ndërtimi i këtij spitali.

Përfaqësuesi i shoqatës “Nëna Terezë” theksoi se dëshiron të dijë edhe për proceduarat administrative për dhënie të tokës në shfrytëzim nga ana e komunës, për të filluar më tej me ndërtimin e spitalit.

“Shoqata jonë do të ndihmojë në ndërtimin e spitalit pediatrik këtu. E dimë që është jashtëzakonisht i nevojshëm ndërtimi i këtij spitali në Mitrovicë. Por besoj që ne do të rregullojmë gjitha procedurat administrative dhe ligjore, në mënyrë që të na jepet toka në shfrytëzim nga komuna, për të filluar më hapa konkret për ndërtimin e spitalit. Bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani do të kontribuojnë  në financimin e këtij projekti”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës, Agim Bahtiri i ka dhënë mbështetje të plotë këtij projekti. Ai  tha se ndërtimi i një spitali pediatrik në Mitrovicë sa është edhe i nevojshëm, po aq është edhe i  domosdoshëm .

Kryetari Bahtiri pohoi se do të bëjë gjithçka që sa më parë të fillohet me ndërtimin e këtij spitali.

“Ju falënderoj për iniciativën që keni marrë. Unë  do të punoj në drejtim që procedurat burokratike të mënjanohen dhe ju të filloni më realizmin e projektit. Ne kemi nevojë për një spital të tillë.  E dimë se sektori i shëndetësisë, jo vetëm në komunën tonë, nuk është në nivelin e kënaqshëm.  Besoj që me ndërtimin e këtij spitali, qytetarëve të Mitrovicës dhe të rajonit do të ju ofrohen shërbime më të mira shëndetësore”, tha Bahtiri.

Agim Peci, drejtor i Spitalit Rajonal të Mitrovicës,  po ashtu theksoi nevojën e madhe për ndërtimin e këtij spitali.

Në takim është thënë se  lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e spitalit pediatrik do të ishte në zonën e spitaleve në Bair të Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)