09 Maj 2024

Miratohet kodin etik dhe rregullorja e punës së infermierëve

Prishtinë, 12 qershor - Në Kuvendin e katërt të saj, Oda e  Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor, të mbajtur sot në Prishtinë, miratoi Rregulloren për punën e saj, Kodin Etik Profesional, formoi Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke.

Gjithashtu, në këtë Kuvend, Oda diskutoi edhe për  Projekt Statutin e saj, të cilin pritet të miratojë në takimin e radhës.

Punimet e Kuvendit, në emër të Ministrit të Shëndetësisë i ka përshëndetur këshilltari i tij politik, Valbon Krasniqi, i cili ka përgëzuar këtë Odë për aktivitetet e zhvilluar prej themelimit në janar të këtij viti dhe zgjedhjen e organeve të saj, duke vlerësuar se Oda do ta forcojë komunitetin infermieror në marrjen e përgjegjësive që ua siguron ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë.

Kurse, kryetari i OIK, Naser Rrustemaj ka shpalosur para anëtarëve të Kuvendit aktivitetet e zhvilluara nga Oda prej themelimit të saj,  aktivitete këto në funksion të fuqizimit të kësaj ode, komunitetit mjekësor që përfaqëson ajo dhe ushtrimit të përgjegjësive sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë.

Anëtarët e Kuvendit, pas miratimit të disa dokumenteve sot, janë dakorduar që në takimin e radhës, duke përfshirë sugjerimet e dhëna edhe sot në Kuvend, ta miratojnë Statutin e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)