08 Maj 2024

Ministri Rrahmani në vizitë zyrtare në Washington

Washington, 12 qershor - Me ftesё tё Bankёs Botёrore, MInistri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, morri  pjesë në Samitin: "Measurement and Accountability for Results in Health" (Matjet dhe përgjegjësia për rezultatet në shëndetësi”, i cili u mbajt  nga 9  deri më 11 qershor në Washington DC.

Nё këtë konferencё u shkёmbyen pёrvojat e vendeve tё ndryshme nga mbarё bota pёr problematikёn dhe rёndёsinё e mbledhjes sё  informatave nё fushёn e shёndetёsisё dhe krijimin e njё agjende tё pёrbashkёt pёr periudhёn pas vitit 2015.

Gjatё kёsaj konferencë në Uashington DC, Ministri Rrahmani u takua edhe me zyrtarё tё Bankёs Botёrore, Enis Baris, i cili nga korriku do tё jetё pёrfaqёsues i Bankёs Botёrore pёr Evropё dhe Marvin Ploetz, i cili ka qenë pjese e ekipit për hartimin e projektit të Bankёs Botёrore për shёndetёsi në Kosovë.

Nё takim Ministri Rrahmani i njoftoj pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore pёr reformat nё Ssёndetësi, me theks tё veçantë pёr veprimet qё ka bёrё Ministria  nё procesin e  themelimit tё Fondit pёr Sigruime Shёndetёsore.  Nё takim u bisedua edhe pёr pёrkrahjen financiare qё po jep Banka Botёrore nё realizimin e procesit tё reformёs shёndetёsore.

Pёrfaqёsuesit e Bankёs Botёrore u interesuan pёr ecurinë e Projektit për Shendetësi,duke shprehur kёnaqësin pёr arritjen e efektivitetit tё projektit dhe hapat e planifikuar nё vazhdim nga ana e Qeverisё së Republikës së Kosovës.

Gjatё qёndrimit nё Uashington, Ministri Rrahmani do tё ketё takime edhe me zyrtarë amerikanë në  State Departament.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)